Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku ka ftuar të rinjët që t’i bashkohen kësaj partie.
Lushtaku ka thënë se është koha që të rinjtë të përfshihen dhe të angazhohen në jetën publike dhe institucionale.
“Si deputet i ri dhe në moshë ende të re, i bëj thirrje të gjithë të rinjve që t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës sepse është koha për një ndryshim në vendin tonë, duke filluar nga rinia” është shrehur Lushtaku përmes një postimi.
Shkrimi i tij i plotë në facebook:
Thirrje për të rinjtë e Kosovës
Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht zgjedhjet për strukturat e Rinisë Demokratike të Kosovës, ku do të ketë një ndryshim sepse të drejtën e pjesëmarrjes e kanë të rinjtë nga mosha 16 deri 25 vjeç.
Si deputet i ri dhe në moshë ende të re, i bëj thirrje të gjithë të rinjve që t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës sepse është koha për një ndryshim në vendin tonë, duke filluar nga rinia. Në takimet e shumta që realizoj anekënd Kosovës, gati çdo ditë dëgjoj ankesa nga të rinjtë se nuk janë të përfaqësuar siç duhet.
Tani është koha që të rinjtë të përfshihen dhe të angazhohen në atë që e konsiderojmë jetën publike dhe institucionale. Është koha që të rinjtë të reflektojnë. Shpesh themi dhe krenohemi se pasuria më e madhe e vendit tonë është rinia dhe ne si Parti Demokratike e Kosovës e çmojmë dhe e vlerësojmë këtë fakt.
Bëjeni për veten tuaj, për vendin tonë të përbashkët, Kosovën tonë të dashur.
Me respekt,
Mergim Lushtaku
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...