Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm blerjen e dronëve ”bayraktar“, i cili është prodhim turk.
Meritat për pajisjen me këta dronë, Lushtaku ia ka lënë ish-presidentit Hashim Thaçi, pasi sipas tij Turqia e ka njoftuar Qeverinë e Kosovës se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Thaçit.
“Albin Kurti përsëri gënjen dhe dezinformon opinionin publik. Ai nuk ka aftësi për asgjë tjetër, përveç se të gënjej dhe të bëjë propagandë. Kësaj here, këtë e dëshmoi duke u thirrur në raporte të mira me Presidentin Erdogan, të cilin vite më parë e kishte krahasuar me Putinin e Vuçiçin. Për Turqinë kjo ka qenë dhe mbetet e papranueshme. Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi”, ka shkruar ai.
Dronët “Bayraktar TB2”, u prezantuan nga Kosova para disa ditës, por sot është bërë e ditur se mund të përdoren vetëm në koordinim me KFOR-in./Arbresh.info/
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...