Lushtaku: Së shpejti zyrtarizohet kandidatura ime për kryetar të Skenderajt

21:35 | 26 Qershor 2021
M. A.

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë që së shpejti do të zyrtarizohet kandidatura e tij për kryetar të Skenderajt.

Lushtaku ka pohuar se sot ka takuar strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj, ku ka bashkëbiseduar për zhvillimet politike në nivel qendror dhe lokal.

“Uniteti brenda strukturave tona është shumë i madh i cili do të ketë si rezultat ngritjen e fuqishme të PDK-së në nivel vendi. Strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj ofruan mbështetje të plotë për kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt, e cila do të zyrtarizohet së shpejti”, thotë ai.

Tutje, ai ka theksuar se “bashkërisht do të hartojmë edhe listën për asamble komunale e cila do të jetë e mbushur me kuadro profesioniste nga të gjitha fushat”.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme