Ish-deputeti nga radhët e PDK’së dhe një ndër figurat që themeloi UÇK’në, Sami Lushtaku, i ftuar në Pressing të T7, ka rrëfyer se si në vitin 1991 në Skënderaj, shkëmbeu zjarr me forcat policore serbe.
“Ishte viti 1991 kur jemi gju në Skenderaj, ata më njihnin pak a shumë sepse për shkak të protestave dhe demonstratave”, ka thënë Lushtaku.
Ai tregoi shkurtimisht se si u është përgjigjur forcave serbe në Skenderaj në momentin kur forcat policore serbe tentuan ta ndalin Lushtakun.
“Isha duke shkuar te një shok i imi dhe isha i armatosur. Policia tentoi të më ndalonte e unë nuk kam pranu. Unë kam gjuajtur me revole në drejtim të tyre, unë isha me revole e edhe ata gjithashtu”, theksoi Lushtaku.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...