Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku ka reaguar pas bastisjes që Specialja është duke e kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit.
Lushtaku thotë se është e papranueshme mënyra se si është kryer kontrolli, e posaçërisht arsyeja e kontrollit.
“Unë mendoj që është shqetësuese dhe e pa pranueshme mënyra e kontrollit dhe arsyeja e kontrollit, unë konsideroj se secili pjesëtarë i UCK-së iu ka përgjigjur ftesës, secilës gjykatë, është e panevojshme e paarsyeshme që të shkohet në mëngjes herët që të maltretohet familja, mendoj që z.Krasniqi me një telefonatë iu kish përgjigj ftesës së Speciales”, tha ai.
Ai tutje shton se nuk ka arsye që të iket nga drejtësia, e se sipas tij, edhe Krasniqi do t’i përgjigjej ftesës nga Specialja.
“Ne nuk e kemi asnjë arsye as me ik as me ju shmangë drejtësisë, nëse mund të themi drejtësi. Ne nuk e kemi mendjen me lëshuar Kosovën, me një telefonatë, secili prej neve dhe z.Krasniqi ju kishin përgjigje Speciales”, thotë ai në Dukagjini.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...