Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas seancës politike, duke thënë se bllokadat dhe vonesat në krijimin e institucioneve veç dëm po i bëjnë shtetit dhe popullit.
Lushtaku është shprehur se PAN ka dalë fitues dhe atij i takon të propozojë kryetarin dhe më këtë rast të nis themelimi i institucioneve për një mandat të ri.
Sipas tij, për të dalë nga kjo situatë, nevojitet konsensus dhe unitet në mesin e deputetëve dhe partive shqiptare.
Me inate dhe këmbëngulësitë që deputet të caktuar kanë, Lushtaku ka thënë se po ua ushqejnë knaqësitë vetëm të armiqve.
Postimi i plotë:
Pushteti, si përçarës i shqiptarëve deri në paaftësi
Asnjëherë në historinë e vendit tonë, se kemi pasur rastin më të mirë se sa 10-15 vitet e fundit ta dëshmojmë se ne, shqiptarët mund të bëhemi bashkë, për t’ua dëshmuar të tjerëve, miq e armiq, që dimë dhe mund të bëjmë shtet. Deshi Zoti i Madh, pastaj ndihma e miqve ndërkombëtarë u çliruam nga një okupator i egër fillimisht, dhe më pas e shpallëm Pavarësinë e vendit tonë, Kosovës. Jemi gëzuar dhe shpresuar shumë. Vërtet, shumë! Por në rrethanat në të cilat kemi hyrë, si në vitin 2014 dhe tani më 2017, po tregojmë se më shumë e duam pushtetin se shtetin. Bllokadat nëpër të cilat po kalojmë, veç vonesa e dëm po i bëjnë shtetit, e më e rëndësishmja, popullit. Se të gjithë po thirremi në popull, por sinqerisht këto bllokada që po përjetojmë, vërtet populli po i paguan.
Situata është e qartë. Koalicioni PAN ka dalë fitues, duke u renditur i pari, në bazë të rezultateve të dala në zgjedhjet e 11 qershorit, duke pasuar me VV-në dhe koalicionin LAA. Në bazë të normës kushtetuese, subjektit ose koalicionit fitues i takon të propozojë Kryetarin e Kuvendit, me të cilin nis themelimi i institucioneve për një mandat të ri. Nga rezultatet e 11 qershorit, asnjëra plejadë e koalicioneve apo subjekteve politike shqiptare në Kosovë, e vetme nuk mundet të themelojë institucionet. Kemi ardhur në pozicionin kur koalicionit PAN i duhet të gjejë përkrahje nga bashkëdeputetët shqiptarë të subjekteve tjera për ta votuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit. Por, dot s’po merremi vesh. Flasim një gjuhë, kemi adete të njëjta, njihemi moti kohë me njëri-tjetrin, por pushteti na ka bërë të panjohur, madje skajshmërisht na ka polarizuar dhe armiqësuar mes vete.
Në situatën në të cilën ndodhet Kosova, nevojitet konsensus dhe unitet në mesin e deputetëve dhe partive shqiptare. Proceset nëpër të cilët do të kalojë Kosova, janë të vështira. Është mirë që secili deputet i Kuvendit të Kosovës ta sheh situatën dhe vendin në përgjithësi jo me syrin e njeriut që jeton në mëhallë, por me syrin e atij që hipën mbi një mal të lartë dhe ta sheh situatën më gjerë.
Kohëve të fundit më ka rënë të dëgjoj e lexoj shumë, se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet të shkojë në opozitë, duhet të ndahet nga koalicioni me AAK-në e NISMA-n, dhe pastaj partitë tjera, pa PDK-në, të themelojnë institucionet për një mandat të ri. Është kjo një tendencë për ta dobësuar ose eliminuar PDK-në më vonë nga skena politike, duke e dërguar në opozitë fillimisht. Por kjo as që imagjinohet të ndodhë. Nuk funksionon demokracia në këtë mënyrë. Shteti nuk funksionon me mendësinë leniniste , populiste e folkloriste. Ka rregulla e norma. PDK-ja, pati guximin e u bë bashkë me AAK-në dhe NISMA-n, ndonëse jo pa pasoja, u përballën dhe dolën e u matën në popull.
Vota e qytetarëve përcaktoi që koalicioni PAN të dalë i pari, si fituesi i zgjedhjeve të 11 qershorit. Kushtetuta e përcakton qartë kush e ka të drejtën e propozimit. Deputetët e partitë shqiptare në Kuvendin e Kosovës, po ua mohojnë të drejtën koalicionit PAN që ta zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, duke vënë tjera kushte paradite e tjera pasdite.
Është fatkeqësi e madhe, që në vendin tonë, çdo ditë e më shumë, po eliminohen aspektet ose elementet bashkuese dhe unifikuese në të mirë të vendit tonë. Lufta po bëhet për pushtet e jo për shtet. S’e di si mund të definohet ndryshe synimi për të marrë pushtetin duke mos respektuar normat kushtetuese e ligjore, ose duke kushtëzuar, pos si një luftë, madje e egër, për pushtet në dëm të shtetit.
A duhet të merret pushteti duke mos i respektuar normat kushtetuese e ligjore? A duhet që në kurriz të Kosovës, pushteti të vihet në rend të parë, paçka se ligjërisht nuk të takon i atilli? A duhet që të lejohet të krijohet edhe një mënyrë e re antiligjore të instalohet në politikën e Kosovës, për të ardhur deri te pushteti? Ku jemi duke shkuar e ku do të përfundojmë si shtet i ri? Këto pyetje më vijnë vazhdimisht ndërmend, sikur zukatje në vesh.
Qytetarët, sidomos gjeneratat e reja, presin nga ne, të përzgjedhurit e popullit, që të bashkojmë forcat dhe me përgjegjësi të punojmë në interesa të vendit, e jo për interesa të ngushta ditore, për të plotësuar egon personale, siç jemi barrikaduar në Kuvendin e Kosovës, dhe po koritemi para popullit e para partnerëve e miqve ndërkombëtarë.
Me inatet dhe këmbëngulësitë që deputetë të caktuar të Kuvendit të Kosovës, anasjelltas po ua ushqejnë kënaqësitë e armiqve të shtetit të Kosovës, të cilët me gojën plotë, 24/7 shprehen se ne s’jemi në gjendje të bëjmë shtet. O vëllezër e motra deputetë, vetëm bashkërisht mund të përparojmë. Mos të bëhet pushteti element përçarës, duke na bërë të dukemi të paaftë para syve të botës.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...