Google ADS

Lushtaku: PDK mundet ta mbajë Kosovën në binarët e duhur

23:16 | 15 Shtator 2020
L G

Ish-kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar sot lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është konstatim i përbashkët që vetëm PDK mundet ta mbajë Kosovën në binarët e duhur.

“Projektet me të mëdha politike e ekonomike për Kosovën kanë ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së. Ne do të jemi gjithmonë gardianë të fuqishëm në mbrojtje të interesave të përgjithshme qytetare e kombëtare”, ka shkruar Lushtaku në Facebook./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Sonte isha në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ku takuam shumë qytetarë, përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës. Është konstatim i përbashkët që vetëm PDK mundet ta mbajë Kosovën në binarët e duhur. Projektet me të mëdha politike e ekonomike për Kosovën kanë ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së. Ne do të jemi gjithmonë gardianë të fuqishëm në mbrojtje të interesave të përgjithshme qytetare e kombëtare. SL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme