Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes një video-adresimi, ka tnënë se pavarësisht pengesave që po i bëhen, me besim të qytetarëve të Seknderajt me 17 tetor, ai do të jetë pranë qytetarëve, në krye të qeverisjes së Skenderajt.
“Edhe pse po pengohem, unë i siguroj qytetarët se me besimin e tyre me 17 tetor, për PDK-në, unë do të jem në krye të qeverisjes së Skenderajt”, tha ai.
Lushtaku ka thënë se krerët shtetëror, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë presion mbi institucionet e pavarura dhe ato të drejtësisë, për ta penguar kandidaturën e tij.
“Duke parë përkrahjen e madhe të cilën e ka PDK në Skenderaj dhe unë si kryetar dege e kandidat për kryetar të komunës, për të ma pamundësuar kandidimin tim, është bërë presion i madh mbi institucionet e pavarura e ato të drejtësisë”, tha Lushtaku.
Përmes këtij video-adresimi, Lushtaku ka thënë se tendencën për ta dëmtuar PDK-në në Skenderaj, individw e grupe të caktuara e kanë pasur edhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, të cilët, sicc tha ai, kanë punuar në favor të partive tjera, por kanë dështuar.
“Edhe në këto zgjedhje, ata prap do të dështojnë. Sepse Skenderaj është zemra e UCK-së dhe zemra e PDK-së. PDK e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, as nuk thyhet e as nuk dorëzohet”, tha Lushtaku.
Kreu i PDK-së në Skenderaj tha se gjithmonë i ka respektuar vendimet e shtetit dhe do ti respektoj gjithmonë.
“Por këtë nuk e ka bërë Albin Kurti i cili edhe pse i dënuar nga drejtësia, sot është kryeministër. Unë nuk i kam lënë vet asnjëherë qytetarët e vendit tim dhe nuk do t’i lë as këtë herë. Edhe pse po pengohem, unë i siguroj qytetarët se me besimin e tyre me 17 tetor për PDK-në, unë do të jem në krye të qeverisjes së Skenderajt”, tha Lushtaku.
“Skenderaj dhe PDK janë rritur e zhvilluar së bashku, andaj edhe në këto zgjedhje, PDK do të dalë fituese bindëse dhe unë do të jem pranë qytetarëve të Skenderajt në mandatin e ardhshëm”, tha ai.
Lushtaku tha se do t’i shterrë të gjitha mjetet juridike në dispozicion për të vënë në pah të drejtën e të vërtetën.
KQZ njofton se 160 kandidatë për zgjedhjet lokale nuk janë certifikaur
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...