Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se nuk e ka pritur shumë mirë lirimin e tij nga burgu dje pasi bashkëluftëtarët dhe miqtë e tij të tjerë që po akuzoheshin njëjtë si ai nuk u liruan bashkë me të.
Në një prononcim, ekskluzivisht për Arbresh.info Lushtaku ka thënë se shqiptarët janë të etur për drejtësi mirëpo deri më tani ata nuk e kanë gjetur drejtësinë sa duhet.
“Lirimin e kam pritur ndoshta jo kumedit sa mirë për vetë faktin që një pjesë e shokëve dhe bashkëluftarëve të mij i kam lënë brenda dhe natyrisht se emocionet i kam pasur të përziera dhe nuk ka qenë e lehtë për mua. Shqiptarët janë të etshëm për drejtësi sepse vazhdimisht kanë qenë të akuzuar nga një sistem që e mbani në mend edhe ju. Ne nuk e kemi gjetur atë drejtësi mirëpo në fund edhe ata e panë të arsyeshme se duhet të ketë liri edhe për neve”, është shprehur LushtakU
Ai ka thënë se beson që bashkëluftëtarët e tij janë aq të pafajshëm sa është edhe ai vetë dhe i gjithë populli i Kosovës./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1469519646446456/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?