Ish-kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar ish-bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gollak.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka postuar disa fotografi me ta, duke pohuar se është kënaqësi e madhe sa herë është bashkë me ta.
“Sonte në Gollak, bashkë me një pjesë të bashkëluftëtarëve të kësaj ane. Është kënaqësi e madhe sa herë jemi së bashku, për të kujtuar të kaluarën e popullit tonë si dhe për të këmbyer idetë për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë”, ka shkruar Lushtaku./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...