Mergim Lushtaku nga PDK-ja, kritikoi këtë vlerë të koeficientit duke shtuar se me këtë ligj është humbur shpresa e zyrtarëve publik.
Ai theksoi se ka ulje të pagave nëpër universitete, largim i shujtave për policët dhe zvogëlimi i shtesave te mjekët., raporton arbresh.info
“Ne e kemi kundërshtuar këtë vlerë nga fillimi dhe kemi kërkuar që të jetë një vlerë e dinjitetshme, një vlerë prej 130 eurove për vlerë të koeficientit. Pikërisht VV-ja e ka përhapur që do të jetë një vlerë prej 120 euro prej juve është shpërndarë kjo. Në të gjitha rastet pagën neto e keni paraqit në bruto kjo është mashtrim i radhës që fatkeqësisht e keni lënë këtë sektor në mëshirën e juaja. Kemi zvogëlim tek Universiteti. Ju po i mbështetni vetëm sektorin privat. Me siguri edhe keni marrëveshje me sektorin privat. Te policia keni larguar shujtat dhe keni venë para një rreziku policinë. Kuvendit ja keni ulur me 40% pagat, a e keni bërë që të hakmerreni ndaj administratës së Kuvendit, nuk e di. Keni një çështje që dëmton edhe më shumë njerëzit që kanë provojë të punës. I keni zvogëluar shtesat së tepërmi, shtesat duhet që të jenë promovim për ata që punojnë më shumë. Ky ligj është më shumë mbështetës i udhëheqësve, kryeministrit ja keni rrit rrogën që deri vonë e ka kundërshtuar, është ligj që ja humb shpresën zyrtarëve publikë”, tha ai.
E Murati, i replikoi duke i thënë se shtesat janë zvogëluar për ata mjekë që punojmë edhe në spitale apo klinika private, e për ata që punojmë vetëm në shëndetësinë publike. shtesat janë më të mëdha. /arbresh.info/
lexo edhe:
Murati: Koeficienti 105 euro vlen vetëm për ata që s’kanë përvojë pune
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League