Deputeti i PDK-së, Mendim Lushtaku thotë se Memli Krasniqi është kandidati adekuat për të udhëhequr këtë parti.
Ai ka folur për arbresh.info derisa po mbahej Konventa e PDK-së, duke thënë se Krasniqi i plotëson të gjitha virtytet që duhet të ketë një udhëheqës i kësaj partie.
“Memli Krasniqin e njohë qysh herët dhe e vlerësoj shumë edhe për aspektin e ngritjes intelektuale edhe në aspektin e udhëheqjes. Dikasteret që ka marrë nën udhëheqje gjithmonë kanë qenë të suksesshme, dhe në këtë drejtim unë vlerësoj se Memli ka edhe aspektin moral, intelektual dhe kombëtar, një virtyt të cilin mund të ketë një udhëheqës i PDK-së. Në këtë drejtim e kemi mirëpritur kandidimin e tij dhe e kemi parë që është figura ndër të vetmet që mund ta udhëheq PDK-në dhe me rrit suksesin e kësaj partie tash e tutje”, u shpreh Lushtaku.
Ai, po ashtu pret që PDK të rikthehet fuqishëm me udhëheqjen e Krasniqit.
“Me udhëheqjen e Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së do të vazhdojë edhe pjesa kryesore e trashëgimisë së PDK-së, por do jetë edhe një investim për të tashmen dhe të ardhmen, meqenëse është edhe gjeneratë e re e PDK-së”, u shpreh Lushtaku./arbresh.info/
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...