Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK vazhdon rrugëtimin përpara

23:28 | 20 Tetor 2024
E.G

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka zhvilluar një tubim me qytetarët e diasporës në Ludëigsburg të Gjermanisë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai është shprehur se me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK vazhdon rrugëtimin përpara, e fortë dhe e përgatitur për të punuar fortë dhe pa ndalë për Kosovën, shkruan Arbresh.info.

“Organizim dhe angazhim i shkëlqyer i bashkëkombësve tanë në diasporë, në Ludëigsburg të Gjermanisë. Diaspora jonë, gjithmonë në shërbim të Kosovës, dikur me plumb, pushkë, e solidarizim, e sot me angazhim politik, votë dhe mendim kritik.”, ka shkruar ai.

“Bashkë kemi arritë ta bëjmë PDK-në një fuqi politike pa pjesëmarrjen e të cilës nuk imagjinohet dot politika kosovare”, ka shkruar Lushtaku./Arbresh.info/

 

Të ngjashme