Lushtaku: Më ka prekur thellë vdekja aksidentale e vogëlushes 7 vjeçare Sela Kadri Mula

21:24 | 24 Gusht 2020
L G

Ish-kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është prekur thellë nga vdekja tragjike e shtatë vjecares nga kjo komunë, Sela Kadri Mula, e cila vdiq në një aksident trafiku.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar Mula ishte vajzë e veteranit të luftës.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes së vajzës së ndjerë, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion./arbresh.info/

Reagimi i plotë:

E kishte trashëguar emrin e gjyshes së saj, emrin e bukur Selë. Për pak ditë pritej të vazhdonte klasën e dytë fillore, në kërkim të rrugës së gjatë të nxënies së dijes. Por kjo ëndërr nuk iu përmbush. Një makinë në lëvizje mori jetën e saj të njomë.

Më ka prekur thellë vdekja aksidentale e vogëlushës 7 vjeçare Sela Kadri Mula, nga fshati Kllodernicë e Skenderajt. Vajzë e veteranit të luftës dhe e familjes së respektuar Mula. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë rast tragjik.

Qytetarëve ju kërkoj të jenë të kujdesshëm në komunikacion sepse humbja e jetëve është e pakompenzueshme. Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten! SL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme