Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku ka reaguar pas publikimit të bisedave telefonike mes shefes së deputetëve të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radojçiq.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Kusari-Lila duhet të tregojë se cilat kanë qenë kërkesat e Radojçiçit, shkruan Arbresh.info.
Ai ka hedhur dyshim se nëse kjo lidhet me financa mos ato financa janë shfrytëzu për armatimin e Banjskës.
Postimi i plotë:
Miq të respektuar,
Sot jemi dëshmitar edhe të një epizode tjetër të bisedës së Kryetarës se grupit parlamentar të Vetëvendosjës me kriminelin Radojçiq.
Nga këto biseda, ne po marrim vesh që shefja e Vetëvendosjës u koordinua me Radojçiqin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, aty ku supozohej të dërgohej edhe statuti i asociscionit ose zajdenicës siç i thoshin dikur.
Mimoza i kërkon favor Radojçiçit në lidhje me votimin në Kuvend të Kosovës, ndërsa Radojçiçi i kërkon favorizime financiare e të tjera.
Mimoza duhet të tregoj cilat kanë qenë kërkesat e Radojçiçit, nëse lidhen me financa, lind dyshimi se mos ato financa janë shfrytëzu për armatimin e Banjskës./Arbresh.info/
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...