Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që ta tërheqë vendimin për taksën ndaj Serbisë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Lushtaku ka shkruar se pa Amerikën, Kosova nuk do të kishte as Ushtri dhe as pavarësi.
“Sa herë kemi sakrifikuar me kërkesë të SHBA-së i ka rënë mirë Kosovës. Historia dhe realiteti e tregon. Pa SHBA-në s’do të kishim as ushtri. Ramush Haradinaj përpos sakrificave në luftë ka bërë sakrifica edhe në paqe. Kur i është kërkuar për Kosovë, e ka lënë edhe pozitën e Kryeministrit. Jam i bindur se vënia e taksës ka ndikuar në sensibilizimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës që mos të konsumojnë produkte serbe. Besoj se efekti është arritur”, ka shkruar Mërgim Lushtaku.
Postimi i plotë:
Pa asnjë dyshim që duhet ta dëgjojmë Amerikën, të pezullohet taksa
Si njëri prej përkrahësve kryesor të Kryeministrit, si njëri prej atyre që ia kam dhënë votën dhe besimin kësaj Qeverie, si mik personal e familjar i Kryetarit të AAK-së kërkoj nga Ramush Haradinaj ta pezullojë taksën.
Partia Demokratike e Kosovës e ka dhënë idenë për taksën dhe e ka përkrahur vënien e saj ndaj Serbisë e cila ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve.
Meqë, aleati kryesor i Kosovës, SHBA-ja, po kërkon një sakrificë prej nesh, ne duhet ta dëgjojmë, pavarësisht plot argumenteve që kemi për të vazhduar ta mbajmë taksën.
Kosova, pa përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do t’i vinte radha e as mundësia t’i vënte taksë Serbisë e as nuk do ta festonte 11 Vjetorin e Pavarësisë, themelimin e Ushtrisë dhe plot hapa tjerë në shtetndërtim.
Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës është e përhershme dhe askush për asnjë çmim s’guxon ta cenojë.
Sa herë kemi sakrifikuar me kërkesë të SHBA-së i ka rënë mirë Kosovës. Historia dhe realiteti e tregon. Pa SHBA-në s’do të kishim as ushtri.
Ramush Haradinaj përpos sakrificave në luftë ka bërë sakrifica edhe në paqe. Kur i është kërkuar për Kosovë, e ka lënë edhe pozitën e Kryeministrit.
Jam i bindur se vënia e taksës ka ndikuar në sensibilizimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës që mos të konsumojnë produkte serbe. Besoj se efekti është arritur.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...