Një ditë pas lirimit nga burgu, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku theksoi për Radio Kosovën se dënimi i ish-ushtarëve të UÇK-së, më shumë është çështje politike se sa që lidhet me fajin e tyre.
Ai tha se drejtësia ka dështuar qysh në fillim me ngritjen e aktakuzës nga prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se nuk e ka pritur shumë mirë lirimin e tij nga burgu pasi bashkëluftëtarët dhe miqt e tij të tjerë që po akuzoheshin njëjtë si ai nuk u liruan bashkë me të. Sipas tij, ushtarët e UÇK-së janë të fajshëm aq sa mund të jenë qytetarët e Kosovës. Ai tha se katër vjet të humbura në burg nuk ka asgjë që i kthen prapa, dhe se i gjithë procesi ka qenë i motivuar politikisht me të vetmin qëllim që ai dhe bashkëluftëtaret e tij të largohen nga skena politike.
“Unë besoj që nuk ka çmim që e kthen, kjo është drejtësia në Kosovë unë kam kërkuar vetëm drejtësi, argumente,,fakte. Ne i kemi respektuar të gjitha, këta nuk kanë arritur një gjë të tillë dhe shumë mirë e kanë ditur qysh në fillim që nuk kanë argumente dhe fakte. Por konsideroj që e gjithë kjo ka qenë e motivuar politikisht që të na largojnë nga skena politike.
Lushtaku paralajmëroi se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për bashkëluftëtarët e tij.
“Natyrisht që nuk do të ndalem asnjëherë të kërkoj drejtësi për bashkëluftëtaret e mi. Por jo vetëm për ta!Sepse unë nëpër burgje për katër vite kam parë shumë padrejtësi jo vetëm nga gjykatat ndërkombëtare por edhe nga gjykatat vendore. Dhe me vjen shumë keq për të gjithë ata që janë duke vuajtur dënimin!”
Lushtaku nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë karrierën politike, por thotë se do të jetë afër saj. Brenda dy ditësh ai paralajmëron se do t’i kthehet detyrës si kryetar i Komunës së Skenderajt.
Fillimisht Lushtaku ishte dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës, për një vrasje në vitin 1998. Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar vendimin në shtatë vite burg për përgjegjësi komanduese. Gjykata Supreme e ka liruar atë nga të gjitha akuzat.
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...