Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se skandali i raportuar i ambasadorit Martin Berishaj po ndikon në imazhin e vendit dhe raportet me shtetet fqinje.
Prandaj sipas tij, në këtë drejtim Kosova duhet të ketë kujdes si shtet. Madje, ai e sheh të arsyeshme jo vetëm dorëheqjen morale të Berishaj, por kërkon shkarkimin nga Qeveria e Kosovës.
Sipas tij, skandaloze është arroganca dhe mbrojtja që po i bëhet ambasadorit nga Qeveria e Presidenca.
“Kjo më shumë ndikon në raportet me shtet fqinje dhe në këtë pjesë duhet të kemi kujdes ne si shtet. Ne duhet të ruajmë shtetin dhe imazhin e shtetit tonë me shtet e Evropës dhe unë vlerësoj që është një prishje për arsye se një ndër përfaqësuesit e shtetit që është ambasador në Kroaci është përfshirë në këtë skandal dhe unë e shoh të arsyeshme jo vetëm dorëheqjen e tij morale, por më shumën largimin nga qeveria e Kosovës për arsye se ne më të rëndësishme duhet të kemi marrëdhëniet me shtet fqinje dhe shtet perëndimore sesa që duhet të kemi në raport me një zyrtar publik”.
“Fatkeqësisht po e shohim se jo vetëm që nuk po e shkarkojnë, por po shohim arrogancë edhe më mbrojtjen e tij dhe mendoj që është skandaloze. Vetë arroganca e presidentes dhe qeverisë lë shumë për të dëshiruar që ata duan të kenë një marrëdhënie të mirë me shtetet fqinje”, tha Lushtaku./EO/
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...