Paketat humanitare me logo të PDK-së, të cilat kryetari i degës së kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku i dorëzoi sot tek familjet në nevojë, e kanë penguar kryetarin e komunës, Bekim Jasharin, i cili më herët akuzoi ashpër Lushtakun se po e përdorë situatën për përfitime politike.
E para pak minutash, ndaj akuzave të Jasharit është përgjigjur vet ish-kryetari i kësaj komune, Lushtaku, shkruan arbresh.info
Lushtaku në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Jasharin e pengon fuqia e tij në Drenicë.
Madje, duke u drejtuar në vetën e parë, Lushtaku i është kundërpërgjigjur Jasharit duke i thënë se “Jam i vetëdijshëm për këtë që prej prej se të kemi bërë kryetar të komunës, pasi unë personalisht por edhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, t’i kemi hapur dyert e dritaret, që ti të bëhesh kryetar komune”.
Sipas Lushtakut, Jashari është bërë një figurë viktime dhe përçarje. Madje, Lushtaku ka hedhur akuza edhe më të rënda duke thënë se ishte pikërisht Bekim Jashari ai që është munduar të ndërhynte në zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Skenderaj.
Postimi i plotë nga Lushtaku:
I dashur Bekim,
E di mirë që të pengon autoriteti e fuqia ime politike qe e kam në Drenicë. Jam i vetëdijshëm për këtë që prej se të kemi bërë kryetar të komunës, pasi unë personalisht por edhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, t’i kemi hapur dyert e dritaret, që ti të bëhesh kryetar komune. Këtë veprim e kam bërë për nder të familjes Jashari dhe jo për ty.
Ti Bekim, që prej se je bërë kryetar komune vazhdimisht je shndërruar në një figurë prej viktime dhe përçarësi. Je munduar të ndërhysh edhe në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, por ty dhe secilit që ka tentuar të ndërhyjë për qëllime të ulëta, ja kam treguar vendin përmes votës së anëtarësisë. Kam fituar mbi 90% të votave si në zgjedhje të brendshme ashtu edhe në ato të komunës deri sa më je lutur që të të përkrahë ty në këtë detyrë.
E paske përmendur edhe luftën, për të cilën ti nuk di asgjë sepse ke informata gjysmake që ke dëgjuar nga të tjerët. Kemi hyrë në luftë por nuk e kemi ditur a shpëtojmë apo jo. Kam luftuar për atdheun sepse e kam pasur obligim, pa menduar çka na pret në të ardhmen. Jam krenar për këtë, e për gjitha këto, dëshmitari më i mirë është Zoti.
Unë nuk e shfrytëzoj pandeminë as për poena politik e as për rritje të përkrahjes sime sepse përkrahje politike kam të mjaftushme. Kjo të pengon ty. Nuk jemi në diktaturë që t’i të kontrollesh çdo gjë. Ti nuk je Zoti i qytetarëve të Skenderajt që të më tregosh si janë ata e si ndjehen. Unë i njoh shumë më mirë e shumë më afër se ti për më shumë se 30 vite me radhë.
Unë nuk kam dashur që të merrem me ty prej se je bërë kryetar komune. Por meqë ti po merresh me mua, do ta kthej me monedhën e njëjtë. Për gati 3 vite që e ke marr drejtimin e komunës, nuk ke bërë asnjë projekt madhor. Ke krijuar ndarje e përçarje në çdo gjë që ti ke pasur mundësi. Këtë herë po të kursej nga të tjerat.
Sa i përket pakove ushqimore, ato janë kontribut i anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj dhe i të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë prandaj kemi vendosur llogon e degës. Merita është e të gjithëve dhe jo e imja. E di që do të doje që çdo gjë të kalonte përmes teje por jemi në sistem demokratik dhe të gjithë kemi të drejtë të ndihmojmë sa kemi mundësi. Ashtu edhe do të bëjmë.
Do të jemi afër qytetarëve si gjithmonë.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut