Ish kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i është përgjigjur akuzave të avokatit Gamend Halilaj, i cili kishte deklaruar se ishte kërcënuar nga Lushtaku.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka mohuar këto deklarata, duke i quajtur shpifje që vijnë nga njeriu i cili siç shkruan ai sipas mediave dhe njerëzve që e njohin, ka probleme të mëdha me personalitetin e tij.
Lushtaku, po ashtu ka thënë se nuk merret e nuk ka kohë për të, aq më pak sipas tij për një njeri që akuzohet për keqpërdorim seksual te një të miture.
Ai, tha se me këtë shpifje do të merret gjykata.
Reagimi i plotë:
Reagim
Të dashur miq,
Para pak ditësh, një njeri me emrin Gazmend Halilaj, ka bërë shpifje të ulëta duke ma përmendur emrin për një rast inekzistent të para më shumë se 20 viteve. Këto shpifje vijnë nga njeriu i cili sipas mediave dhe njerëzve që e njohin, ka probleme të mëdha me personalitetin e tij.
Ai pos shumë skandaleve, së fundi është akuzuar se ka përdhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Drenas. U mundua që të tjerëve të ua hedhë të zezat që i kishte bërë vetë ai.
Unë do ta konsultoj avokatin tim që të ushtroj padi kundër këtij shpifësi, i cili ka për qëllim që të fitojë famë duke u marrë unë më të. Për një ‘ngjarje’ tjetër që sot i paska ndodhur, përsëri më paska akuzuar mua. Ai ka për qëllim që ta mbajë vëmendjen e publikut dhe mediave duke me akuzuar mua. Ju bëj thirrje organeve të rendit që të zbardhin edhe ndodhinë e sotme mbi bazë të fakteve. Të tillët si soji i tij që kanë probleme personaliteti, duan famë.
Unë nuk mirrem e nuk kam kohë për të, aq më pak për një njeri që akuzohet për keqpërdorim seksual te një të miture. Ju garantoj 100% se këto janë shpifje më të cilat do të merret gjykata.
Shpejt do ta padis për shpifje që ka për qëllim dëmtimin e imazhit dhe personalitetit tim. SL
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...