Lushtaku ende nuk ka vendosur se a do të kërkoj dëmshpërblim

15:58 | 5 Korrik 2017
L G

Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili dy ditë më parë  u lirua me vendim të Gjykatës Supreme si i pafajshëm pas qëndrimit në paraburgim për katër vjet, do të shqyrtoj mundësinë për kompensimin e dëmit që i është shkaktuar këto katër vjet.

Djali i Lushtakut, Mërgim Lushtaku i ka thënë “Arbresh.info” se ende nuk e kanë menduar këtë çështje.

Lushtaku tha se pasi të qetësohet situata  nga vizitat që po bëhen në shtëpinë e tyre, do të shqyrtojnë çdo mundësi se si të vendosin në këtë drejtim.

10649685_690234357724417_6250407495466704642_n

“Nuk duam te flasim  për këtë çështje një herë.  Nuk e  kemi pasur një herë momentin të bisedojmë për këtë  çështje, pasi kemi pasur njerëz për vizita, kështu që pasi të qetësohemi pak dhe t’i  presim mysafirët që po vijnë të na vizitojnë atëherë normal që do të shqyrtojmë çdo mundësi se si do të reflektojmë”, u shpreh Lushtaku.

Ndërsa mbrojtësi i Sami Lushtakut, avokati  Arianit Koci tha se asgjë nuk mund ta kompensoj kohën prej 4 vjetësh që Lushtaku ka kaluar në paraburgim.

rudina-hotiphoto-2-1473513046-5885164

“Z. Lushtakut asgjë nuk mund t’ia kompensoj 4 vitet e humbura. Burgu është shumë i vështirë je i pafajshëm, dhe akuzohesh me prova të rrejshme. Sidoqoftë, kompensimi ligjor për vuajtjet e shkaktuara me këtë procedim penal të padrejtë, i takon z. Lushtaku”, thotë avokati Koci.

Sipas tij, ende nuk është diskutuar kjo çështje, mirëpo kompensimi për dëmin që i është bërë Lushtakut duhet të bëhet patjetër.

“Nuk e kemi biseduar këtë çështje ende me klientin tim. Kemi pasur prioritete tjera. Sidoqoftë, kompensimi për dëmin e shkaktuar i moral dhe material, i takon z. Lushtaku”, shprehet Koci.

Ndryshe, Sami Lushtaku u lirua dy ditë më parë, pas vendimit të Gjykatës Supreme për shpalljen të pafajshëm të tij.

Kreu i komunës së Skenderajt,  Sami Lushtaku ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në maj të vitit 2015 me 12 vjet burg për akuzën e vrasjes.  Por, në nëntor të vitit 2016 Gjykata e Apelit e shpalli  të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, duke ia hequr 12 vjet burg, për të cilën ishte dënuar nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Apeli, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. /Arbresh.info/ Gita Lushi

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme