Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit nënkryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vizituar të shtunën ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.
Lushtaku ishte i shoqëruar edhe nga gjenerali dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama dhe bashkëluftëtari i tyre, Hisni Thaçi.
“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, Lushtaku ka thënë se Thaçi bashkë me ish-luftëtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë.
“I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...