Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës,
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar kryeprokurori i kësaj prokurorie Ismet Ujkani.
Gjatë ditës së djeshme, për plagosjen e dy policëve në Skenderaj janë ndaluar edhe dy familjarë të Lushtakut, teksa prokuroria ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.
“Ndaj tre të dyshuarve është paraqitë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe pritet me u mbajt seanca sot”, tha Ujkani.
Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet sot në orën 15:00.
Përndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendim për ndalimin e Nuredin Lushtakut, por i njëjti nuk është hasur nga policia dhe ndodhej në kërkim nga kjo e fundit, por Nuredin Lushtaku u dorëzua sot në polici. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...