Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë se me dhimbje të madhe e ka marrë lajmin për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Me anë të një postimi në Facebook, Lushtaku tha se pavarësisht sfidave dhe mallit të pashuar për birin e tij, ai mbeti gjithmonë krenar për kontributin e djalit të tij.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bacës Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Baca Haxhi Thaçi, një burrë i urtë, me vlera të larta familjare dhe kombëtare, qëndroi gjithmonë i fortë përballë sfidave dhe sakrificave që përjetoi familja e tij gjatë periudhave më të vështira për lirinë e Kosovës.
Ai ishte një prind i përkushtuar, i cili jo vetëm që rriti një lider dhe luftëtar të lirisë, por edhe qëndroi i pathyer përballë përndjekjeve dhe sakrificave që familja Thaçi përjetoi gjatë periudhave të ndryshme të kohës. Pavarësisht sfidave dhe mallit të pashuar për birin e tij, Presidentin Hashim Thaçi, Baca Haxhi mbeti gjithmonë krenar për kontributin e djalit të tij dhe për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta Presidentit Hashim Thaçi, gjithë familjes Thaçi, miqve e dashamirëve. Pushoftë në paqen e përjetshme.
Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan, zbulohen detaje nga...
Thuram largohet nga grumbullimi i Francës
Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Musliu-Shoshi: Ka a...
Musliu i reagon Speciales për Thaçin: Gjykatë e turpit, po a...
Komandanti i KFOR-it priti në takim Sorensenin, diskutuan pë...
“Ç’njerëzi”, Krasniqi reagon për moslejimi...