Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së babit të Kadri Veselit, Fazlisë.
Ai ka thënë se i Faliu ishte i afërt për të gjithë.
Lushtaku ka thënë se është edhe më e dhimbshme kur i biri i tij e miku ynë Kadriu, nuk mund t’i gjendej pranë për shkak të procesit gjyqësor në Hagë.
Postimi i plotë i tij:
Përfundimisht Baca Fazli na la. Vetëm një burrë patriot i fortë e vizionar si Baca Fazli, mundi të edukojë të birin Kadriun, bashkëluftëtar i kauzës së shënjtë për lirinë, pavarësinë e shtetndërtimin.
Baca Fazli ishte i dashur për të gjithë. Ai na këshillonte e na motivonte përgjatë rrugës sonë në shërbim të kombit. Ndarja e tij nga jeta është edhe më e dhimbshme kur i biri i tij e miku ynë Kadriu, nuk mund t’i gjendej pranë për shkak të procesit gjyqësor në Hagë.
Ngushëllimet më të sinqerta mikut e bashkëluftëtarit Kadri Veseli, familjes Veseli, miqve e dashamirëve të tyre. Baca Fazli pushoftë në paqe!
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...