Lushtaku: Anton Çetta është strumbullari i gjithë lëvizjes popullore që krijoi bashkim e unitet mes shqiptarëve për hirë të kombit

14:35 | 3 Nëntor 2019
L G

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mund të bëhej pa pajtimin në mes qindra e mijëra familjeve të hasmuara shqiptare në Kosovë, në vitet 90-ta të shekullit XX-të.

Kështu është shprehur ish-kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në 24 vjetorin e vdekjes së albanologut dhe njeriut që pajtoj shumë gjaqe mes familjeve shqiptare.

https://www.facebook.com/SamiLushtaku/photos/a.338261582989317/1470576286424502/?type=3&theater

Më poshtë keni postimin e plotë:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mund të bëhej pa pajtimin në mes qindra e mijëra familjeve të hasmuara shqiptare në Kosovë, në vitet 90-ta të shekullit XX-të. Kjo është vepra më patriotike, më atdhetare e më e njerëzishme për bashkimin dhe afrimin e njerëzve me njëri-tjetrin. Anton Çetta është strumbullari i gjithë kësaj lëvizje popullore që krijoi bashkim e unitet mes shqiptarëve për hirë të kombit. Kjo vepër madhështore ishte më se e nevojshme para fillimit të luftës së lavdishme të UÇK-së.

Në 24 vjetorin e vdekjes, e paharrueshme dhe e përjetshme mbetet vepra e Anton Çettës! SL/ arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme