Google ADS

Lushaku-Sadriu: Qytetarët do të paguajnë 2 milionë euro më shumë për librat shkollorë

17:10 | 21 Gusht 2023
E.G

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se qytetarët e Kosovës do të paguajnë rreth 2 milionë euro më shumë për librat shkollor.

Me anë të një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu tha se me këtë vendim u vërtetua dështimi i MASHT-it për sigurimin e librave, teksa e quajti këtë herën e parë në historinë e shtetit të Kosovës, përcjell Arbresh.info.

“Qeveria e Kosovës paska vendosur që familjet t’i blejnë vet librat shkollorë, meqë ka dështuar të negociojë çmimin për blerjen e tyre. Me këtë vendim u vërtetua dështimi i MASHT-it për të siguruar librat për vitin shkollor, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo shkruan se Shtëpitë Boyuese e kanë në dorë vet të vendosin çmimin e librave dhe sipas saj, çmimi do të jetë 20% më i shtrenjtë.

Sipas saj, me këtë vendim Qeveria ka vendosur që të avulloj së paku 2 milion euro nga buxheti i Kosovës.

“Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të avulloj së paku 2 milion euro nga buxheti i Kosovës, nën petkun e kursimit të parave për tekste shkollore!”, shkroi ajo.

Të ngjashme