Google ADS

Lushaku-Sadriu për arrestimin e asamblistit Mujeci: Gojën veq moral, çantën plot drogë

16:06 | 15 Gusht 2023
E.G

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Besnik Mujeci të dyshuar për transport të drogës në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu u shpreh se diskursi “plot moral” i VV-së, sipas saj, po turpëron dhe godit shtetin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Gojën veq moral, çantën plot drogë! Me 11 mijë doza në vlerë gjysmë milioni euro, një asambleist i Lëvizjes Vetvëndosje u arrestua në Shqipëri.  Edhe njëherë u pa se diskursi plot moral i VV-së, jo që nuk është i vertetë, por me vepra e turpëron dhe godit shtetin e Kosovës.”, ka shkruar Lushaku Sadriu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme