Google ADS

Lushaku-Sadriu: Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat

13:45 | 8 Gusht 2023
E.G

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka komentuar dorëheqjen e Armend Mehaj nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu ka thënë se Mehaj ka shikuar si spektator, shkruan Arbresh.info.

“Ka shikuar si spektator, ministri i ardhur nga mërgata Mehaj, teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa të anulohej pjesëmarrjen e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pytej zëvendësministri.”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

“E për një të ulur në parada ushtarake, më mirë të dorëhiqesh.”, tha ajo.

Tutje ajo u shpreh se “klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme