Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka njoftuar se sot ka marrë vendim për të ndaluar përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, për klasat nga 1-12 në të gjitha shkollat e Prishtinës.
Ajo i ka bërë thirrje të gjitha komunave që të marrin hapa dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre.
Sipas saj këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët.
“Me LDK-në në pushtet do të kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor. Një vend ku fëmijët tanë do të jenë të sigurtë dhe do të kenë mundësi të zhvillohen e marrin dije.Si LDK do të sigurohemi të kemi profesionistë të aftë që kontrollojnë cilësinë e materialeve shkollore që aprovohen nga MASHT. Abuzimi me tekste, dëshmon abuzim me pushtetin; abuzim me familjen dhe fëmijët!”, shkroi ajo në Facebook./Arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...