Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla u ka vënë litarin ambasadorëve të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Lushaku e ka quajtur të paditur dhe të rrezikshme minsitren Gërvalla duke tëhnë se ka kapur për fyti e po e mban peng krejt korin diplomatik të Kosovës, shkruan Arbreszh.info.
Tutje ajo tha se si asnjëherë në histori, Gërvalla ua ka ndaluar ambasadorëve të Kosovës komunikimin me jashtë, veprimtaria kryesore që ata duhej të bënin.
“Një ministre e paditur dhe e rrezikshme ka kapur për fyti e po e mban peng krejt korin diplomatik të Kosovës. Si asnjëherë në histori, ajo ua ka ndaluar ambasadorëve të Kosovës komunikimin me jashtë, veprimtaria kryesore që ata duhej të bënin.”, u shpreh ajo.
Lushaku-Sadriu tutje tha se kjo po ndodh në një kohë kur Kosova ka më së shumti nevojë për marrëdhëniet e saj diplomatike me shtetet e tjera.
Sipas deputetes së LDK-së, pasojat e dështimit në politikën e jashtme janë të mëdha.
“Në politikën e jashtme, pasojat e dështimit janë të mëdha dhe afatgjata. Ndikimin negativ të veprimeve aktuale do të ndiejnë qytetarët për një kohë të gjatë, duke krijuar një ngarkesë të rëndë për të ardhmen e Kosovës në arenën ndërkombëtare”./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit