Google ADS

Lushaku-Sadriu: Familjet e 97 mijë 984 nxënësve ende s’kanë pranuar rimbursim për librat

22:43 | 10 Shtator 2023
E.G

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se familjet e 97 mijë e 984 nxënësve nuk kanë pranuar rimbursim për librat.

Lidhur me këtë, ajo ka kritikuar Qeverinë Kurti, që siç tha ajo, është pa vizion, shrkuan Arbresh.info.

”Fundjava mbaroi. Java e tretë e shtatorit  fillon neser.  Familjet e 97 984 nxënësve në Kosovë ende nuk kanë pranuar rimbursim për librat. Shumë të tjerë po përpëliten për t’i gjetur ato. Një përvojë vuajtjeje për prindërit e me kosto të lartë për shtetin.  Nje qeverisje pa vizion; mu si muzgu-nga dita, drejt në terr“, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme