Google ADS

Lushaku: Nesër dihet nëse shkarkohet kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës

18:48 | 26 Shkurt 2024
E.G

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku ka folur për qeverisjen në këtë komunë, prishjen e koalicionit me PDK-në.

Po ashtu ai ka folur edhe për fillimin e bisedimeve për një koalicion të mundshëm me AAK-në e po ashtu edhe për nismën e Lëvizjes Vetëvendosjes për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai tha se nesër do të dihet saktësisht nëse do të ketë shkarkim të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, porse sipas tij, është në të drejtën e asamblistëve të vendosin nënshkrimet në thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

Nënshkrimet për seancë i kanë dhënë edhe dy asamblistë të AAK-së, porse për këtë Lushaku tha nuk do ta pamundësoj krijimin e një koalicioni LDK-AAK në komunën e Prishtinës.

Duke folur për prishjen e koalicionit me PDK-në, Lushaku tha se kjo gjë nuk ka ndodhur nga LDK-ja.

Ai tha se pas prishjes së koalicionit me PDK-në së fundmi janë emëruar edhe në tri drejtoritë e fundit dhe është kompletuar menaxhmenti në komunë.

“Pra tashmë të gjitha drejtoritë që janë në kuadër të komunës menaxhohen nga drejtorët e LDK-së”, tha Lushaku.

Duke folur për një koalicion të mundshëm me AAK-në dhe shkarkimin e serishëm të drejtorëve të LDK-së, Lushaku tha se e gjithë kjo varet nga kryetari i komunës Përparim Rama, pasi siç tha ai, Rama është që vendos më tutje./rtk/

Të ngjashme