Google ADS

Lushaku: Kosova do të humb shumë nëse nuk njihet nga Serbia

22:38 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Njohësja e politikës ndërkombëtare dhe profesoresha universitare, Jehona Lushaku, ka thënë se Kosovës nuk i konvenon mosnjohja nga Serbia, njofton Klan Kosova.

“Serbia do të duhej të negocionte dhe Kosova të jepte maksimumin sepse kështu përfundojnë konfliktet”.

“Rruga më me perspektivë është që ta përmbyllin konfliktin me një marrëveshje”.

Lushakuë një intervistë në Zona B në Klan Kosova ka thënë që roli i Bashkimit Evropian në këtë proces është shumë i rëndësishëm.

“Parlamenti Evropian ka shprehur dëshirën dhe i ka bërë thirrje edhe shteteve anëtare”.

“Edhe politikanët duhet ta marrin seriozisht këtë punë dhe të bëjnë më shumë për përmirësimin e raporteve me Serbinë për intersa të Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme