Ulrike Lunaçek, raportuese në largim e Parlamentit Evropian për Kosovën ka thënë se para 20 vjetësh para se të bëhet politikane ka menduar shumë për gratë që preken nga konfliktet e mbesin si të mbijetuara të dhunës seksuale.
Sipas saj, është mirë që kjo temë tashmë as në Kosovë nuk është më tabu.
Ajo bëri thirrje që të mbijetuarat e dhunës seksuale të mos heshtin por ta ngrisin zërin e t`i kërkojnë të drejtat e tyre që të jenë të barabarta në shoqëri.
Lunaçek deklaroi po ashtu se i gëzohet faktit qe edhe në Kosovë ka gra të fuqishme që nuk heshtin por kërkojnë të drejtat e tyre.
Ajo në veçanti përmendi ish-presidenten Atifete Jahjaga të cilën e cilësoi si shembull për gratë kosovare dhe Igballe Rogovën e cila sipas Lunaçekut ka bërë një punë të shkëlqyer me gratë që janë të mbijetuara të dhunës seksuale, njofton Klan Kosova.
Këto deklarata eurodeputetja i bëri në konferencën “Qasja në drejtësi dhe reparacione për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin” që po mbahet në Prishtinë.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë