Google ADS

Lunaçek: Shpresoj që balotazhi të shkojë si duhet

12:34 | 31 Tetor 2017
arbresh.info

Raportuesja në largim për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, shpreson që balotazhi të shkojë si duhet më 19 nëntor, dhe të marrin pjesë në këtë raund të zgjedhjeve lokale shumë njerëz, raporton arbresh.info.

Sipas saj, zgjedhjet si proces kanë shkuar në rregull, dhe Shefi i Misionit të Vëzhgimit, Aljoz Peterle, ka bërë disa rekomandime, për të cilat Lunaçek pret se do të merren parasysh nga institucionet e Kosovës.

“Në pjesën veriore nuk ka shkuar gjithçka në rregull. Ka patur kërcënime,” është shprehur Lunaçek në një konferencë për medie në Prishtinë.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme