Deputetja e deritanishme e PE-së, Ulrike Lunaçek ka thënë se i vije keq që gjatë këtyre tetë viteve nuk ka qenë e mundur të sigurojnë Kosovës njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Europian, shkruan arbresh.info.
“Kjo është vizita ime e fundit si raportuese dhe e kam bërë me gjithë dëshirë këtë kur e kam filluar një vit pas shpalljes së pavarësisë. Në disa gjëra ka pasur përparim së fundi zbatimi i marrëveshjes së gjyqësorit në veri e po ashtu edhe MSA e cila ka filluar të implementimet vitin e kaluar”, ka thënë Lunaçek.
“Gjërat të bëhen në mënyrë që të përmirësohet situata e qytetarëve kur është fjala për arsimin, shëndetësinë e po ashtu kur është fjala për punën“, ka thënë ajo.
“Më vjen keq që gjatë këtyre 8 viteve nuk ka qenë e mundur që ti bëjmë 5 vendet e BE ta njohin Kosovën”, tha ajo./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...