Lunaçek nuk do dhunë në kampanjën zgjedhore në Kosovë

15:31 | 15 Maj 2017
arbresh.info

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, njëherit edhe raportuese për Kosovën në këtë parlament nuk do dhunë gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, raporton arbresh.info.

Reagimi i saj vjen dy ditë pasi është rrahur brutalisht njëra ndër anëtaret më të reja të Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra.

Lunaçek ka dënuar fuqishëm rastin duke kërkuar hetim të plotë për ish-gazetaren Xharra.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor. Tashmë edhe qeveria në largim ka ndarë rreth pesë milionë euro për organizimin e tyre. Në një konferencë përbashkët në KQZ, gatishmërinë për proces të rregullt elektoral e kanë shprehur edhe institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë. /arbresh.info/

https://twitter.com/UlrikeLunacek/status/864107500240588800

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme