Google ADS

Lumir Abdixhiku takohet me deputetët e LDK-së sot në ora 14:00

09:45 | 17 Mars 2021
V. S.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohet sot me deputetët e zgjedhur të këtij subjekti.

Arbresh.info, mëson se ky takim do të filloj në ora 14:00.

Ky takim i Abdixhikut më deputetët e partisë së tij do të zhvillohet para takimit të tij më kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti e u.d së presidentit Vjosa Osmani.

Në këtë mënyrë, Abdixhiku do të marrë edhe qëndrimin e deputetëve të zgjedhur të Lidhjes Demokratike lidhur  me zhvillimet e fundit në vend, përkatësisht formimin e institucioneve të reja.

Takimi i Abdixhikut më deputetët do të zhvillohet në selinë e partisë në Prishtinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme