Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht ka rizgjedhur Lumir Abdixhikun për të drejtuar me këtë subjekt politik edhe për një mandat katër vjeçar. 332 delegatët votuan pro Abdixhikut.
Pas rizgjedhjes si kryetar i partisë, Abdixhiku tha se do të ushtrojë këtë detyrë me sjellje rugoviste.
“Ju faleminderit të gjithëve për këtë nder dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme që ma dhatë sot. Unë tani kam një fjalë të përgatitur në konventën madhështore që do të mbahet me fillim nga ora 17:00 dhe do t’u kursej këtë kohë tani. Do të ushtroj këtë detyrë e këtë përgjegjësi me sjellje rugoviste në besim në LDK, në besim në anëtarësinë tonë”, tha ai.
Ndryshe në këtë kohë janë duke ardhur anëtarë të LDK-së nga komuna të tjera të Kosovës, për të marr pjesë në Konventën e kësaj partie, e cila do të fillojë në ora 17:00./rtk
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”