Google ADS

Lumir Abdixhiku i bashkohet LDK-së, thotë se kjo parti nuk ka çmime (VIDEO)

10:17 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku ka aderuar sot zyrtarisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se kjo është një prurje e rëndësishme për partinë e tij, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq, Abdixhiku tha se është i lumtur që ka arritur marrëveshje me LDK-në dhe i është bashkuar asaj.

I pytur nga gazetarët se me çfarë çmimi ka shkuar në LDK, Abdixhiku tha se LDK nuk ka çmime.

“Është obligim me dëshmu se politika nuk është çmim dhe është mirë të rinjtë me ditë se LDK nuk ka çmime”, ka thënë Abdixhiku./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1419444164787338/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme