Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në një vend normal Kuvendi do ta shkarkonte menjëherë një person publik i cili do të gjuante me armë dhe do të shkelte ligjin, shkruan arbresh.info.
Ai ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të zv,kryeministrit Dardan Gashi.
“Në vende normale një parlament do ta shkarkonte personin për një vepër të tillë. Përballë një skandali të turpshëm ajo është inekzistente. Për ta bërë të qartë këtë shtënia me armë zjarri është vepër penale”, ka thënë ai.
Abdixhiku e ka quajtur Gashin kapadi , duke thënë se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një skandal por bëhet fjalë për një mendësi politike.
“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një skandal por bëhet fjalë për mendësi politike. Kemi një situatë kur zv,kryeministri bënë shkelje të ligjit. Kur e mbron ti kështu ministrin tënd institucionet tjera do të jenë të dekurajuara”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar nga kryeministri që sot para qytetarëve të vendit të jep llogari për gjuajtjen me armë të vartësit të tij.
“I nderuari kryeministër ju sot keni obligim ndaj qytetarëve ti tregoni një sjellje si burrë shtetas, asnjë arsyetim tjetër. Ju s’jeni sot vetëm një politikan por pozita ju jep edhe më shumë se kaq. Si shembull që jeni duhet tu tregoni qytetarëve të vendit se asnjë shkelje ligjor nuk duhet të tolerohet, duhet të keni qëndrim të qartë “, ka thënë ai.
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...