Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë një tubimi të LDK-së sot e la të hapur mundësinë që ai të mos jetë kandidat për kryeministër të Kosovës. Mustafa gjatë festimit të 27 vjetori të themelimit të LDK-së në Istog kishte thënë se do të ulet me partinë dhe do ta zgjedhin personin që do jetë kandidat për kryeministër.
E për këtë pozitë, menjëherë filloi të përmendet emri i drejtorit te Riinvestit, Lumir Abdixhiku.
Burime të “Zërit”, brenda LDK-së, kanë bërë të ditur se ka pasur takime në mes të kryeministri Mustafa dhe Lumir Abdixhikut. Sipas këtyre burimeve, shumë shpejt edhe do të konkretizohet një gjë e tillë.
Po ashtu, këto burime kanë treguar se Lumir Abdixhiku po përkrahet edhe brenda strukturës së LDK-së, kandidat për kryeministër.
“Zeri”, ka provuar të kontaktojë me Abdixhikun, por qasja në telefonin e tij të shtunën pasdite ka qenë e pamundur.