Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi i shoqëruar nga kryeprokurorët e prokurorive të Republikës së Kosovës, po vazhdojnë vizitën në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeprokurori Lumezi ka takuar shefen e Agjensionit për kompensimin e viktimave Julie Nauman, ku kanë shkëmbyer përvojat e tyre në fushën e kompensimit të viktimave duke i dhënë një rëndësi të veçantë eksperiencës se qytetit të San Franciskos dhe mundësisë se aplikimit të kësaj eksperiencë në Kosovë.
Shefja Julie Nauman e ka njoftuar kryeprokurorin Lumezi me sfidat e kësaj fushe dhe i ka ofruar mbështetje për aplikimin e Ligjit të Kosovës për kompensimin e viktimave të krimit, duke përfshirë trajtimin me profesionalizëm, respektimin e të drejtës në siguri, dinjitet, jetë private dhe familjare të tyre.
Kryeprokurori Lumezi do të zhvillojë takimet edhe me përfaqësues të institucioneve tjera të drejtësisë në San Francisko, me qëllim të marrjes se përvoja të ndryshme.
Niko Peleshi: uvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbës...
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...