Google ADS

Lumezi tregon se si u shantazha nga Enver Hasani

21:45 | 7 Dhjetor 2017
M. A.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka folur për akuzat që iu kanë bërë për falsifikim të dosjes së provimit të Jurisprudencës, shkruan arbresh.info

Ai në një intervistë për RTK-në ka thënë se nuk ka asnjë provë që “unë kam falsifikuar provimin e Jurispodencës”.

“Unë kam publikuar menjëherë certifikatën. Nuk mund te jetë e falsifikuar sepse i vetmi dokument i cili përdoret në qarkullim me palët e treta është certifikata me të cilën vërtetohet që kam kaluar provimin e Jurispodencës. Edhe kryetari i komisionit e ka thënë se ka qenë anëtarë i komisionit kur e kam kaluar provimin ”, tha Lumezi.

Lumezi me tej tha se Enver Hasani me një rreth të tij ishin munduar ta diskreditojnë dhe shantazhojnë.

“Unë kam pas informacione që nga muaji maj… Enver Hasani dhe një grup i njerëzve rreth tij janë duke gjurmuar në të gjitha dokumentacionet e mija me qëllim që të gjejnë diçka për të më diskredituar”, tha Lumezi.

“Ju e keni parë cilët kanë qenë personat që janë marrë me dosjen time, kanë qenë kryesisht të gjithë personat të cilët kanë akte akuzuese nga Prokuroria e Shtetit, duke filluar nga Enver Hasani”, shtoi ai.

Lumezi po ashtu tha se gazetarët që kishin realizuar storje lidhur me këtë aferë publike kanë pasur qëllime të njëjta me Hasanin.

“Por edhe personat tjerë të cilët janë involvuar aty dhe kanë bërë emisione, të gjithë kanë procedura penale në Prokurorinë e Shtetit dhe ky ka qenë qëllimi i tyre kryesor që të më diskreditojnë mua apo që në të ardhmen të më shantazhojnë që të mos i vazhdojmë këto procedura”, shtoi Lumezi.

Ai i quajti “lajme të rrejshme” storjet e transmetuara në emisionin ‘Betimi për Drejtësi’ dhe në KTV./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme