Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për zhvillimet më të fundit në vend në aspektin juridik, arritjet e institucionit që ai drejton, sfidat si dhe rastet që janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.
Lumëzi ka folur edhe për rastin e dy vdekjeve të dyshimta në QKUK.
Për këtë çështje ai ka thënë se është nën hetim dhe se analizat toksikologjike janë dërguar për ekzaminim jashtë vendit.
“Një herë për një herë e kemi vendimin për fillimin e hetimeve vetëm për një person, i cili e ka furnizuar me material mjekësor QKUK-në, ndërsa ende nuk kemi filluar hetimet për personat tjerë brenda QKUK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer ndonjë veprim të kundërligjshëm i cili mund të kualifikohet si shpërdorim i detyrës zyrtare, apo mjekim të pandërgjegjshëm. Mirëpo në bazë të informacioneve që i marrim nga hetimet që jemi duke i bërë, sigurisht që edhe do t’i zgjerojmë hetimet edhe për personat tjerë, nëse ata kanë kryer ndonjë vepër penale që sanksionohet me ligj”, është shprehur ai.
Ndiqeni të plotë intervistën:
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve