Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se prokuroria e shtetit është duke e hetuar rastin e dëbimit të 6 shtetasëve turq drejt Turqisë në atë që njihet si rasti i gylenistëve.
Në një intervistë në RTK, ai ka theksuar se hetimet kanë filluar para se të formohet Komisioni parlamentar për këtë rast.
“Ne deri më tani i kemi shqyrtuar edhe këto 32 shkeljet që i ka gjetur Komisioni i Kuvendit, por kemi ndërmarrë edhe veprime konkretet hetimore. I kemi dëgjuar disa dëshmitarë, i kemi dëgjuar edhe disa të dyshuar që vijnë nga institucionet e sigurisë por kemi marrë edhe incizime të cilat janë bërë gjatë deportimit të 6 shtetasve turq. Kemi kërkuar nga AKI të na japin edhe informacione të tjera lidhur me vlerësimin se personat në fjalë e kanë rrezikuar sigurinë kombëtare në Kosovë”, ka thënë Lumezi.
Ai e ka pranuar faktin se si kryeprokuror i shtetit nuk ka qenë i informuar për rastin dhe se informacionin e parë e ka marrë nga amabsada amerikane.
“Jo unë nuk kam qenë i informuar gjatë këtij aksioni. Informacionin e parë e kam marrë nga amabsada amerikane të cilët më kanë thirrur ne telefon dhe kanë kërkuar sqarime se kush i ka dëbuar gylenistët nga Republika e Kosovës. Si kryeprokuror i shtetit nuk kam pasur asnjë informacion lidhur me procedurat për dëbimin e gylenistëve nga Republika e Kosovës”.
Sipas tij në këtë rast janë shkelur të drejtata e shtetasve turq pasi autoritetet vendosën dëbimin pa u shqyrtuar ankesat e tyre nga organet gjyqësore.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...