Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim Shefen e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Nushi.
Diskutimi i çështjeve të përbashkëta lidhur me databazën e integruar ndër-institucionale për rastet e dhunës në familje, trajtimi i rasteve të dhunës seksuale dhe viktimave të dhunës seksuale, koordinimi i institucioneve të sundimit të ligjit, krijimi i një mekanizmi për nxjerrjen e raporteve analitike për rastet e dhunës në familje, si dhe thëllimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ishin në fokus të takimit ndërmjet Kryeprokurorit Lumezi dhe Shefes së UN Women, shkruan arbresh.info.
Përfaqësuesit e UN Women-it vlerësua lartë aplikimi i databazës për rastet e dhunës në familje nga institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës, duke konstatuar se në këtë aspekt vendi ynë është shembull i mirë në rajon dhe më gjerë.
Në anën tjetër, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka theksuar faktin se Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për trajtimin me prioritet të të gjitha rasteve të dhunës në familje dhe dhunës seksuale, si dhe nëpërmjet Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave është duke e ofruar mbrojtën e nevojshme ligjore për të gjitha viktimat që pësojnë nga aktet e dhunës./arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...