Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë detaje për aksionin i cila u zhvillua në Lipjan ku janë sekuestruar rreth 400 kg substancë narkotike.
Ai ka thënë se aksioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës, autoriteteve të Shqipërisë dhe Italisë.
“Janë konfiskuar rreth 400 kg substanca narkotike në vlerë 20 milionë euro, vetura, para”.
“Gjatë masës së hetimeve janë përdoru masa të fshehta të lëvizjes së narkotikëve nga Brazili në Itali, Shqipëri e më pastaj në Kosovë. Ju dërguam porosi grupeve të veçanta se do të përballen me drejtësinë”, tha Lumezi në konferencën për medie, raporton arbresh.info.
Sabedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës ka thënë se dërgesa në Itali kishte mbërritur më 03.05. 2021 që kishte destinacion Kosovën.
Ai ka deklaruar se dërgesa në Kosovë ka ardhur më datë 15 maj duke shtuar se palët sot kanë filluar aktivitetin kriminal për tërheqjen e saj dhe se janë arrestuar 7 përsona
“Në koordinim me autoritete e tri shteteve janë bërë hetime dhe vëzhgime. Institucionet e tri shteteve kanë bashkëpunuar ngushtë.
Në ora 11:00 sot të dyshuarit kanë filluar operacionin për tërheqjen e saj ku Policia ka ndërhyrë me urdhër të Prokurorisë. Deri më tani janë arrestuar 7 persona shtetas të Kosovës”, tha ai.
Kryeprokurori i prokurorisë së posaçme të Shqipërisë, Arben Kraja, tha se efektiviteti i këtij aksioni ka qenë në lartësi të duhur, duke vlerësuar bashkëpunimin e autoritetet kosovare dhe ato italiane.“Ajo që dua të them janë dy momente, grupet kriminale e ushtrojnë autoritetin në një territor të gjerë, dhe tregon sa ka rrezikshmëri, dhe reagimi i shteteve na tregon se nëse bashkëpunojmë do të kemi sukses. Efektiviteti ishte në lartësi te duhur. Jemi të gatshëm të merremi me të gjithë që përfshihen në kësi aktivitete”.Përfaqësuesi i autoriteteve italiane, Gabrielo Garrieri, tha se ky ka qenë një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit të shteteve.“Ka qenë shumë me rëndësi ta dimë destinacionin se prej nga ka ardhë dhe ku do të përfundojë. Ka qenë një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit të autoriteteve
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...