Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi tha sot se sistemi prokurorial në Kosovë po lufton dhe ka goditur në themel aktivitetet dhe grupet terroriste.
Lumezi këtë deklaratë e bëri në punëtorinë dyditore me temë “Financimi i Terrorizmit dhe Shpëlarja e Parasë” të organizuar nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale (ICITAP) dhe Zyra Tejoqeanike për Trajnim, Asistencë dhe Zhvillim Prokurorial (OPDAT) në Kosovë, në kuadër të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, shkruan arbresh.info.
“Lufta kundër terrorizmit, pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe korrupsionit ajën shumë të rëndësishme drejt rrugës për integrimin e Kosovës në BE-së. Sot terrorizmi është një problem ndërkombëtar me të cilin po ballafaqohet bota dhe fatkeqësisht edhe vendi ynë nuk ka mbetur imun ndaj kësaj dukurie. Prandaj nevojitet bashkërendimi mes institucioneve zbatuese të ligjit. Lufta kundër terrorizmit nuk duhet kuptuar si një përgjegjësi vetëm e një institucioni”, tha Lumezi.
Ai bëri të ditur se gjatë vitit 2016 janë ngritur 37 kallëzime penale me 103 persona.
Sipas tij, ky numër ka rënë në vitin 2017 që është shenjë e reflektimit të përgjegjësisë adekuate që ka zhvilluar sistemi gjyqësor dhe prokurorial ndaj kësaj dukurie./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1462442810487473/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...